Digjet një veturë në “Rrugën C” në Prishtinë

  • E.K /
  • 28 September 2023 - 09:40
Digjet një veturë në “Rrugën C” në Prishtinë

Një veturë është përfshirë nga zjarri sot, në “Rrugën C” në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës,Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se vetura është dëmtuar tërësisht, por që nuk raportohet për persona të lënduar.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa, rasti është duke u hetuar.

Fotografia është ilustruese.

(Kosova Sot Online)