Kraki: Ndërkombëtarët deshën ta trembin Albin Kurtin

  • A.P /
  • 28 September 2023 - 21:44
Kraki: Ndërkombëtarët deshën ta trembin Albin Kurtin

Nezir Kraki, ka deklaruar se ngjarja që ka ndodhur në Basnjkë të Zveçanit këtë të diel duhet të shfrytëzohet “me mend e taktikë”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"..

Kraki tha se fajtori kryesor i ngjarjes në Banjskë është qasja e ndërkombëtarëve.

Ai tha se përkëdhelja e Serbisë i dha të drejtë atyre që ta “frikësojnë” Kurtin, por që sipas tij kjo situatë i dha të drejtë Kurtit.

“Fajtorët kryesorë të ngjarjeve dhe të vrasjeve në veri të Afrim Bunjakut, fajtori kryesor është qasja e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë këtë vitin e fundit, sepse përkëdhelja e Serbisë, trimërimi i Serbisë, i kanë dhënë të drejtë për ta frikësu Albin Kurtin-kokëfortin e shqiptarëve i cili nuk po kuptoka. E hajde tash ta trembim Albinin me diçka dhe kjo trembja e Albinit dha këtë rezultat”, tha ai.

(Kosova Sot Online)