Ky është parashikimi i motit për javën e parë të tetorit

  • A.P /
  • 01 October 2023 - 11:32
Ky është parashikimi i motit për javën e parë të tetorit

Për javën e parë të tetorit në Kosovë moti parashikohet të jetë stabil, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Mëngjeset pritet të jenë të freskëta, gjatë ditës temperatura deri në 26 celcius në ditën e mërkurë.

1.10.2023 – Mot stabil, në përgjithësi parashihet për javën e parë të tetorit.  Do të ketë më shumë intervale me diell.  Mëngjeset e freskëta me temperatura minimale që zbresin edhe në 7C, derisa gjatë ditës do të mbetet ngrohtë, me maksimale deri në 26C ditën e mërkurë.

Të enjten afrimi i një fronti të dobësuar mund të jap gjasa për ndonjë rigë shiu orëve të pasdites dhe mbrëmjes, mirëpo nga e premta sërish priten kthjellime e intervale të gjata me diell.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira.  Kohëpaskohe do të ketë rritje të koncentrimeve të grimcave të materies, që shtynë vlerat e çastit të indeksit të kalojnë në mesatare apo të dobëta.

2.10 – Paradite vransira.  Pasdite intervale me diell.

3.10 – Kryesisht me diell.

4.10 – Më ngrohtë gjatë ditës.  Kryesisht me diell.  Në mbrëmje vransira kalimtare.

5.10 – Pjesërisht vranët, me mundësi për riga lokale shiu orëve të pasdites dhe në mbrëmje.

6.10 – Kryesisht me diell.

Era frynë mesatare nga veriu ditën e hënë, 5-11m/s, e nga e marta drejtimesh të ndryshme e lehtë dhe mesatare 2-8m/s.

Shtypja atmosferike lëkundet në vlera shumë më të larta nga normalet.

(Kosova Sot Online)