Berset: Për veriun e Kosovës duhet gjetur një zgjidhje

  • A.P /
  • 05 October 2023 - 16:00
Berset: Për veriun e Kosovës duhet gjetur një zgjidhje

Presidenti i Zvicrës, Alain Berset ka deklaruar sot, në prag të samitit të Komunitetit Politik Evropian në Granada, se Zvicra dëshiron një Ballkan Perëndimor paqësor dhe të qëndrueshëm, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I pyetur për situatën mes Kosovës dhe Serbisë, Berset ka deklaruar se në Nju Jork ka pasur bisedime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe se ka pasur rastin të takohet edhe me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ku edhe ka shprehur qëndrimin e tij se duhet gjetur një zgjidhje për veriun e Kosovës.

“Për Zvicrën, ku jetojnë shumë qytetarë të atij rajoni, është me rëndësi kyçe që Ballkani Perëndimor të jetë paqësor dhe stabil. Zvicra është e gatshme të ndihmojë në stabilizimin e rajonit,” ka deklaruar Berset.


(Kosova Sot Online)