Kurti: Liberalizimi i vizave tashmë është në horizont

  • A P /
  • 05 October 2023 - 20:17
Kurti: Liberalizimi i vizave tashmë është në horizont

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se liberalizimi i vizave tashmë është në horizont, transmeton Kosova Sot Online.

Sot Qeveria e Kosovës ka nisur kampanjën e informimit për liberalizimin e vizave që për kosovarët do të nis më 1 janar 2024.

”Pas një pritje të gjatë dhe shumë punë të vështirë, p.sh. gjatë 2 viteve të fundit, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës më në fund po vjen më 1 janar. Sot, së bashku me partnerët tanë, filluam një fushatë informuese mbi rregullat e udhëtimit pa viza, për të përgatitur qytetarët tanë për atë që është në horizont”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)