Ja çfarë i kërkon Osmani kryeministrit të Litenshtajnit

  • A.P /
  • 06 October 2023 - 18:50
Ja çfarë  i kërkon Osmani kryeministrit të Litenshtajnit

Kryeministrin e Litenshtajnit, Daniel Risch, e ka takuar sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani ka bërë të ditur se ka kërkuar nga kryeministri Risch avancimin e dosjes së Kosovës sa i përket aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Kjo pasi që Litenshtajni do të marrë presidencën e Këshillit të Evropës.

“Në dritën e marrjes së Presidencës së Këhsillit të Evropës në të ardhmen, theksova gjithashtu rëndësinë e avancimit të anëtarësimit të Kosovës”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)