
Pas Kroacisë a do ta largoj edhe Kosova nga shitja produktin 'Munchmallow'

Raportohet se rrjeti i supermarketeve “Konzum” në Kroaci, ka njoftuar qytetarët atje se po tërheq nga marketet produktin serb të ëmbëlsirave Munchmallow family 210g dhe Munchmallow 105g, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas tyre arsyeja e tërheqjes ndërlidhet me vetitë organoleptike të ndryshuara të produktit. Çfarë thonë në Kosovë për këtë produkt?
Lamir Thaçi, zëdhënës në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, tha se produkti në fjalë nuk është lejuar për import nga qershori i këtij viti, bazuar në urdhëresën për ndalim të produkteve me origjinë serbe.
Ai shpjegoi se nëse në qarkullim ndodhet sasi e Munchmallow, “duhet të jenë seri tjera të prodhimit që nuk hynë në rangun e produkteve të dyshimta”. Por, tha se AUV do të ngrisë nivelin shtesë të kontrollit të brendshëm për të verifikuar se cilat seri të prodhimit janë të dyshimta.
“Sa i përket kontrollit Kufitar, produktet finale në ketë rast edhe produkti në fjalë nuk është lejuar për import që nga dt. 14.06.2023 bazuar në urdhëresën për ndalim të produkteve me origjinë serbe. Nëse në qarkullim të brendshëm gjendet ndonjë sasi e këtij produkti, duhet të jenë seri tjera të prodhimit që nuk hynë në rangun e produkteve të dyshimta. Ne do të ngrisim nivelin shtesë të kontrollit të brendshëm për të verifikuar me informacione shtesë se cilat seri të prodhimit janë të dyshimta”, tha Thaçi
(Kosova Sot Online)