Hoti: Pse koalicioni VV-Guxo po e bojkoton konstituimin e Komisionit për aferën me rezerva shtetërore?

  • A.P /
  • 10 October 2023 - 18:01
Hoti: Pse koalicioni VV-Guxo po e bojkoton konstituimin e Komisionit për aferën me rezerva shtetërore?

Konstituimi i komisionit hetimor parlamentar për rezervat shtetërore, ka dështuar sot, për të tretën herë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti.

Ai pyeti se pse koalicioni VV- Guxo po e bojkotojnë konstituimin e këtij komisioni.

“Përse koalicioni VV-Guxo po e bojkoton konstituimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për aferën me rezerva shtetërore?!”

Hoti ka shkruar se është në interes të publikut të zbardhet e vërteta sa më parë dhe se pengimi i hetimit parlamentar ngre dyshime të shumta.

“Kjo sjellje shpërfaq hipokrizinë e koalicionit VV-Guxo; e votuan formimin e Komisionit në Kuvend, e tani po e pamundësojnë punën e tij.

(Kosova Sot Online)