"Procesi i Berlinit në Tiranë gozhda e fundit e Ballkanit të hapur"

  • E.k /
  • 17 October 2023 - 08:19

Analisti nga Shqipëria, Lutfi Dervishi, tha se mbajtja e procesit të Berlinit në Tiranë është ”gozhda e fundit e Ballkanit të hapur, përcjell “Kosova Sot Online”.

”Liderët në rajon kryesisht Kryeministri i Shqipërisë dhe presidenti i Serbisë kanë qenë shumë aktiv në promovimin e nje procesi paralel që ka qenë Ballkani i hapur”, tha Dervishi.

Procesi i Berlinit është një nismë e ish-kancelares Angela Merkel të Gjermanisë në vitin 2014, për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në përafrimin e tyre me Bashkimin Evropian.

(Kosova Sot Online)