Ahmetaj: Deklarata e Macronit, ultimatum për Kosovën

  • E.k /
  • 18 October 2023 - 08:21
Ahmetaj: Deklarata e Macronit, ultimatum për Kosovën

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, në lidhje me deklaratën e presidentin francez, Emmanuel Macron për vizat, tha se u vërejt se sa e ndjerë dhe sa e rëndë është situata në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndërsa, sa i përket deklaratës së Macronit, Ahmetaj tha se ajo ishte më shumë si një ultimatum për establishmentin politik në Kosovë

“Deklarat e tij ishte më tepër një ultimatum për establishmentin politik në Kosovë duke e ditë se opinioni publik do të reagonte dhe do ta mobilizonte sigurisht edhe kryeministrin dhe presidenten që të këndellen”, u deklarua ish-ministrja.

(Kosova Sot Online)