Ky është parashikimi i motit për sot

  • A.P /
  • 22 October 2023 - 08:54
Ky është parashikimi i motit për sot

Në orët e para të 24-orëshit e deri në mëngjes, për të dielën parashikohet të ketë reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dita do të vijojë me diell dhe vranësira.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut, e cila në momente të caktuara rreth mesnatës pritet të jetë jashtëzakonisht e fuqishme në lokalitete, me shpejtësi deri në 85 km/h, me ç’rast mund të ketë edhe dëme materiale!


(Kosova Sot Online)