Tre persona raportohen të zhdukur në këto vende të Kosovës

  • A.P /
  • 22 October 2023 - 09:14
Tre persona raportohen të zhdukur në këto vende të Kosovës

Për tri raste të ndara për persona që janë zhdukur, ka njoftuar Policia, përmes raportit 24 orësh, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rasti i parë është në Pejë, ku një grua e ka raportuar të zhdukur motrën e saj.

“PERSON I ZHDUKUR- Rr. Hoxhë Tahsini, Pejë 20.10.2023-13:50. Me datë 21.10.2023 ankuesja kosovare ka raportuar se, me datën e cekur motra e saj kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”

Ndërsa në Gjakovë, një burrë e ka raportuar të zhdukur djalin e tij.

“Rr. Pashko Vasa, Gjakovë. 19.10.2023 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se djali i tij  kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.”

Vajzën e saj e ka raportuar të zhdukur edhe një grua në Leposaviq.

“PERSON I ZHDUKUR- Leposaviq. 20.10.2023 – 05:00. Ankuesja kosovare ka informuar se vajza e saj  është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.”

Policia ka thënë se rastet po hetohen.

(Kosova Sot Online)