
Sot intervale më të gjata me diell në Kosovë

Intervale më të gjata me diell pritet të jetë në Kosovë, megjithëse do të kalojnë edhe vranësira, por kryesisht shtresore të larta, përcjell “Kosova Sot Online”.
Më shumë vranësira përfshinë vendin ditën e mërkurë, kur edhe paraqiten kushte për të reshura shiu, fillimisht në perëndim të vendit, e më vonë edhe në pjesë tjera.
Të enjten nuk mungojnë intervale me diell, ndërkohë që ditën e premtë sërish priten të reshura shiu. Temperaturat me një trend të rënies së lehtë në 20C e 21C.
(Kosova Sot Online)