Elshani: Situata në veri është e qetë, mirëpo është delikate, rasti i 24 shtatorit e ka rënduar situatën mjaft shumë

  • E.K /
  • 25 October 2023 - 08:20
Elshani: Situata në veri është e qetë, mirëpo është delikate, rasti i 24 shtatorit e ka rënduar situatën mjaft shumë

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani, nuk e përjashton mundësinë e një sulmi të ngjashëm në Kosovë, si ai i 24 shtatorit në Banjskë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Elshani tha se situate aktuale në veri është e qetë, por që është delikate.

Tutje, Elshani shtoi se data 24 u ka treguar të gjithëve që Policia e Kosovës është në gjendje të përballet me situata të rrezikshme.

“Duke marrë parasysh situatën delikate në të cilën ndodhemi, nuk mund të përjashtojmë asgjë, apo ndonjë sulm të mundshëm. Në fakt, nuk kemi përjashtuar as për muajin e kaluar, por vetëm nuk e kemi ditur mënyrën se si do të ndodhë sulmi. Data 24 u ka treguar të gjithëve që Policia e Kosovës është në gjendje të përballet me situata të rrezikshme. Situata në veri të vendit është e qetë, mirëpo është delikate duke marrë parasysh zhvillimet politike. Rasti i 24 shtatorit e ka rënduar situatën mjaft shumë”, deklaroi Elshani.

(Kosova Sot Online)