Parashikimi i motit për sot në Kosovë

  • A.P /
  • 29 October 2023 - 09:04
Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Sot në Kosovë do të mbajë kryesisht mot me diell, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në orët e para pritet të ketë mjegullë në ultësira dhe në vende rrëzë maleve, ndërsa vranësira mund të ketë rreth relievit malor.

“Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e para të ditës parashihet të ketë mjegull në ultësira dhe në vende rrëzë maleve. Vranësira të pakta mund të ketë për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.”

(Kosova Sot Online)