
Kryeministri i ri malazez takohet me Von der Leyenin: Mali i Zi ka një qeveri evropiane dhe një shumicë të qëndrueshme politike

Kryeministri i ri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, është takuar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përcjell “Kosova Sot Online”.
Spajiqi tha se detyra e qeverisë së re malazeze është përmbushja e premtimeve që u kanë bërë qytetarëve të Malit të Zi.
“Mali i Zi ka një qeveri evropiane dhe një shumicë të qëndrueshme politike që do të kontribuojë në mbylljen e kapitujve më të rëndësishëm të negociatave dhe për të përshpejtuar reformat e nevojshme”, tha Spajiqi.
(Kosova Sot Online)