"Po ju lutem nga zemra", Ridvan Tahiri ka një lutje për qytetarët

  • E.K /
  • 02 November 2023 - 14:05

Ish-luftëtarit të UÇK-së, Ridvan Tahiri, ka njoftuar se i ka humbur kuleta me të gjitha dokumentet dhe një shumë parash, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tahiri ju ka bërë thirrje qytetarëve që kanë hasur në kuletën e tij, t’ja kthejnë të paktën dokumentet.

“Të dashur qytetar të ndershem. Kushdo që ma ka gjetë kuletën me dokumente, ju bëj thirje me zemër e shpirt, të me i ktheni dokumentet. Po ju lutem nga zemra . Në kuletë kam dokumente të vlefshme verifikimi dhe 1900 euro para. Ju lutem ju përgjerohem të paktën dokumentet të me i ktheni”, ka shkruar ai në Facebook.

(Kosova Sot Online)