
AKB konfirmon vdekjen e afaristit Lulzim Kryeziu: Pse na ike kaq herët!

Vdekjen e afaristit nga Malisheva, Lulzim Kryeziu, përmes një postimi në faqen e tyre në “facebook” e kanë konfirmuar Aleanca Kosovare e Bizneseve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
AKB që drejtohet nga Agim Shahini në njoftim ka shkruar se Aleanca e Bizneseve do të mburret gjithmonë me punën e biznesmenit Lulzim Kryeziu dhe sjelljen në Kosovë të një brendi ndërkombëtar si SHELL.
“Do të kujtojmë gjatë miku im Lulzim Latif Kryeziu.Pse na ike kaq herët!Prehu në paq.AKB do të mburret gjithmonë me ty dhe punën tuaj në ekonomin e Kosovës si Shell brend ndërkombëtar.”, ka shkruar AKB në njoftim.
(Kosova Sot Online)