Pejani arrestohet e më pas lirohet pasi dyshohet se dhunoi një grua

  • A.P /
  • 05 November 2023 - 09:36
Pejani arrestohet e më pas lirohet  pasi dyshohet se dhunoi një grua

Nën dyshimin se e ka dhunuar një grua, policia ka njoftuar se dje në Pejë është arrestuar një person, 
transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

I dyshuari, pas intervistimi, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar në shtëpi të sigurt.

“DHUNIM- Pejë / 04.11.2023 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa  viktima është dërguar në shtëpinë e sigurt.”

(Kosova Sot Online)