Isni Kilajt i vazhdohet paraburgimi nga Specialja

  • E.k /
  • 06 November 2023 - 11:51
Isni Kilajt i vazhdohet paraburgimi nga Specialja

Ish kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, i është vazhduar masa e paraburgimit nga Gjykata Speciale në Hagë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Duke marrë parasysh ato më sipër, gjyqtari e sheh të përshtatshme të urdhërojë vazhdimin e paraburgimit të z. Kilaj. Arsyet në bazë të këtij vendimi do të jepen në një vendim të mëvonshëm me shkrim, deri të enjten, 9 nëntor 2023, me qëllim që t’i mundësohet z. Kilaj të kundërshtojë ligjshmërinë e arrestimit dhe ndalimit të tij në përputhje me nenin 41(2) të Ligjit 1”.

(Kosova Sot Online)