Gjendet pa shenja jete një person në fshatin Ujz në Gjakovë

  • E.K /
  • 06 November 2023 - 14:05
Gjendet pa shenja jete një person në fshatin Ujz në Gjakovë

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Ujz në Gjakovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai tha se viktima është dërguar në spitalin rajonal, ku është konstatuar vdekja e tij.

Ndërsa, janë duke u kryer porcedurat e nevojshme hetimore.

“Rreth orës 10:20 është raportuar se në fshatin Ujz-Gjakovë, në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Nga familjarët, viktima është dërguar në spitalin rajonal ku është konstatuar vdekja e tij. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes si dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në koordinim me të cilin janë duke u kryer porcedurate nevojshme hetimore.”

(Kosova Sot Online)