
Largohet mbishkrimi “Kjo është Serbi” që ishte vendosur në Leposaviq

Shqipe Latifi, shefe e kabinetit të kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, njofton se është larguar mbishkrimi “Kjo është Serbi” që ishte vendosur në mbikalimin në Leposaviq, përcjell “Kosova Sot Online”.
Latifi e bëri të ditur këtë me anë të një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”.
(Kosova Sot Online)