Hovenier kërkon që Asociacioni të bëhet shpejt

  • E.k /
  • 09 November 2023 - 11:16
Hovenier kërkon që Asociacioni të bëhet shpejt

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, tha se nuk ka arsye që Qeveria të mos ecë përpara me draft-statutin e propozuar nga ndërkombëtarët për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hovenier këtu theksoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte i gatshëm ta pranonte atë propozim para dy javësh.

“Sa i përket afateve, nëse e lexoni deklaratën nga kancelari i Gjermanisë, presidenti i Francës, kryeministrja e Italisë, ata përdorin gjuhë si ‘urgjent’, ‘sa më shpejt që është e mundur’ dhe gjëra të tilla. Kështu që, ekziston një urgjencë dhe një dëshirë për t’i lëvizur gjërat shpejt dhe kjo është pjesë e bisedimeve me qeverinë tash. Nuk ka arsye që të mos lëvizin gjërat shpejt”, tha Hovenier.

(Kosova Sot Online)