Gërvalla: Evropa dhe bota po sfidohen nga kërcënimet e shumta

  • A.P /
  • 09 November 2023 - 22:07
Gërvalla: Evropa dhe bota po sfidohen nga kërcënimet e shumta

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është nisur për në Paris, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Atje do të mbahet “Forumi i Paqes”, për të cilën Gërvalla thotë se bota duhet të qëndrojë së bashku kundër kërcënimeve për ta mbrojtur paqen.

“Rrugës për në Paris. Forumi i Paqes në Paris është edhe më i rëndësishëm në kohët kur Evropa dhe bota po sfidohen nga kërcënimet e shumta nga ata që kërkojnë konflikt dhe luftë. Bota duhet të qëndrojë së bashku për të mbrojtur paqen dhe lirinë kundër këtyre kërcënimeve”, ka shkruar ajo në platformën X. 

(Kosova Sot Online)