Aksident i rëndë në këtë vend të Kosovës, disa persona të lënduar

  • A.P /
  • 14 November 2023 - 19:47
Aksident i rëndë në këtë vend të Kosovës, disa persona të lënduar

Një aksident trafiku mes dy kamionëve dhe një automjeti udhëtarësh, ka ndodhur në fshatin Dragobil të Malishevës, duke lënë të lënduar pesë persona, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:35.

“Rreth orës 17:35 është raportuar aksident trafiku në fshatin Dragobil-Malishevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy kamionë dhe një automjet udhëtarësh. Për pasojë, përveç dëmeve materiale, pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj.

(Kosova Sot Online)