
Ja kush thotë: Politika e Beogradit ndaj nesh është ajo që Çubrilloviq e kishte shkruar

Organizata joqeveritare “Zyra për Shqiptarët” në Serbi ka shkruar në rrjetin “X” lidhur me librin e shkrimtarit serb, Vasa Çubrilloviq, në të cilin flitet për “zgjidhjen e problemit të pakicave në Jugosllavinë e re”, e ku ndër të tjera thuhet se “shqiptarët meritojnë të humbasin të drejtën e shtetësisë”
“Zyra për Shqiptarët” ka bashkëngjitur edhe disa fragmente të këtij libri në gjuhën angleze, duke potencuar se edhe 80 vjet më vonë shqiptarët janë në të njëjtën pikë me Serbinë.
“Vasa Çubriloviq ishte një nga historianët, politikanët dhe profesorët më të njohur në Jugosllavi. Në librin e tij të shkruar në vitin 1944 për “zgjidhjen e problemit të pakicave në Jugosllavinë e Re”, sugjerohet se, ndër të tjera, “shqiptarët meritojnë të humbasin të drejtën e shtetësisë në këtë vend.Më poshtë janë disa fragmente nga një libër që përhap qëllimisht urrejtje dhe dhunë. 80 vjet më vonë dhe ne jemi ende në të njëjtën pikë me Serbinë”, ka shkruar OAS.
Shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës në vazhdimësi janë duke u përballur me fshirjen e adresave të tyre. Për këtë kanë ngritur në vazhdimësi shqetësime edhe tek Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
(Kosova Sot Online)