
Ahmeti deklarohet për kandidaturën e Faton Bislimit

Vendimi për kandidaturën e Faton Bislimit varet nga votat e delegatët, ka deklaruar sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Para nisjes së kuvendit zgjedhor, ai tregoi se a do lejohet hyrja e tij.
I pyetur se a do i lejohet kandidatura Faton Bislimit, ai tha se këtë gjë do e vendosin delegatët.
“Personalisht unë i kam kthyer përgjigje, me email zyrtar i kam treguar që kjo çështje varet nga delegatët, nga shumica e votuesve. Sepse vendimet merren me shumicë votave…. (Pyetje: A do i lejohet të hyjë brenda) Absolutisht brenda po”, shtoi ai
(Kosova Sot Online)