Diskutohet raporti me te gjeturat nga Komisioni Evropian

  • E.k /
  • 20 November 2023 - 12:01
Diskutohet raporti me te gjeturat nga Komisioni Evropian

Sot po mban takim Komisioni për Integrim Evropian, ku në këtë takim po ashtu po marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, si dhe ambasadori gjerman John Rohde, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në rend të ditës për t’u diskutuar janë miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 3 dhe 11 nëntor, si dhe propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës.

(Kosova Sot Online)