Jens Stoltenberg ka mbërritur në Kosovë

  • A.P /
  • 20 November 2023 - 14:53
Jens Stoltenberg ka mbërritur në Kosovë

Raportohets e sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mbërritur në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka hyrë në Kosovë përmes vendkalimit Merdare.

Komunikacioni në atë drejtim ka qenë i bllokuar për më shumë se një orë, me prezencë të madhe të Policisë së Kosovës.

Stoltenberg pritet të takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministren Albina Kurti në Prishtinë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nesër është planifikuar ta vizitojë Beogradin.

Derisa sot në mëngjes ishte në Bosnje e Hercegovinë.


(Kosova Sot Online)