Shoferi i autobusit hapi aksidentalisht derën, 78 vjeçarja bëhet për spital në Tiranë

  • E.K /
  • 23 November 2023 - 14:09
Shoferi i autobusit hapi aksidentalisht derën, 78 vjeçarja bëhet për spital në Tiranë

Një shofer i një autobusi është arrestuar sot në Tiranë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shkak u bë fakti se gjatë kohës që shoferi 64 vjeçar po drejtonte autobusin, dyshohet se aksidentalisht e hapi derën e për pasojë u dëmtua pasagjerja 78 vjeçare.

Gruaja është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan Sh. H., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar një autobus, në bulevardin “Zogu i Parë”, dyshohet se aksidentalisht ka hapur derën e autobusit dhe si pasojë është dëmtuar shtetasja Z. B., 78 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, tha policia në njoftim.

(Kosova Sot Online)