Fushë Kosovë: Një person gjendet i vdekur në rrugë

  • E.K /
  • 25 November 2023 - 08:59
 Fushë Kosovë: Një person gjendet i vdekur në rrugë

Një person është gjetur i vdekur dje në Fushë Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një dëshmitar i rastit e ka gjetur viktimën të shtrirë në rrugë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Pajazit Islami, Fushë Kosovë 24.11.2023 – 08:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë nga një dëshmitar rasti i cili është dërguar në QKUK, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)