Latifi: Ja arsyeja pse nuk po funksionon projekti multi-etnik i shtetit të Kosovës

  • A.P /
  • 28 November 2023 - 22:00
Latifi: Ja arsyeja pse nuk po funksionon projekti multi-etnik i shtetit të Kosovës

Blerim Latifi, profesor universitar i filozofisë, ka thënë se ky projekt nuk funksionon, duke besuar se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se arsyeja pse nuk po funksionon projekti multi-etnik i shtetit të Kosovës është sepse nuk po pranohet nga pakica serbe e që është një nga elementet e shtetit multi-etnik.

“Arsyeja pse ne nuk do të mund të mund të vazhdojmë gjatë me këtë projekt është se projekti i Kosovës si multi-etnik, është një projekt që nuk po funksionon. Pse nuk po funksionon është sepse njëra nga elementet e këtij shteti multi-etnik nuk po e njeh këtë shtet, nuk po e pranon besnikërisë ndaj këtij shteti, që është pakica serbe”.

“Ne për hir të ecjes para, ne kemi bërë sakrifica të mëdha. Ne kemi pranu edhe me ndrru flamurin, a din  çfarë do të thotë më ndryshu flamurin, është me fshi krejt kujtesën historike – atë kujtesë historike që na ka sjellë deri te pavarësia e Kosovës”, ka thënë Latifi.

(Kosova Sot Online)