Parashihen reshje shiu, e në viset e larta reshje bore

  • E.K /
  • 29 November 2023 - 08:00
 Parashihen reshje shiu, e në viset e larta reshje bore

Sot në Kosovë moti do të jetë kryesisht i vranët, përcjell “Kosova Sot Online”.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu, e në viset e larta reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

(Kosova Sot Online)