Ministri i Mbrojtjes takohet me Përparim Ramës, tregon për çka folën

  • E.K /
  • 29 November 2023 - 15:34
Ministri i Mbrojtjes takohet me Përparim Ramës, tregon për çka folën

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njoftoi se është takuar sot me Kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se me Ramën ka folur rreth bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në fushën e emergjencave civile, ngritjes së kapaciteteve reaguese të kryeqytetit në rast të fatkeqësive natyrore si dhe rasteve të shkaktuara nga vet dora e njeriut.

“Në takim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama diskutuam rreth bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në fushën e emergjencave civile, ngritjes së kapaciteteve reaguese të kryeqytetit në rast të fatkeqësive natyrore si dhe rasteve të shkaktuara nga vet dora e njeriut. U dakorduam për koordinim të vazhdueshëm ndërinstitucional”, ka shkruar Maqedonci.

(Kosova Sot Online)