Arrestohet pronari i një argjendarie, dyshohet se bashkëpunoi me grabitësit nga Suhareka

  • A.P /
  • 30 November 2023 - 16:52
Arrestohet pronari i një argjendarie, dyshohet se bashkëpunoi me grabitësit nga Suhareka

Në aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës për kapjen e të dyshuarve për grabitjen e 22 nëntorit në një argjendari në Suharekë, është arrestuar edhe pronari argjendarisë “Buraku” në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Aksioni është kryer nga katër zyrtarë policorë, të cilët kanë larguar klientët që ndodheshin në lokal, dhe pastaj kanë arrestuar pronarin. Ai është arrestuar rreth orës 13:00. Më pas është mbyllur argjendaria.

“Kesh aty në argjendari, veq kur hinen policët më thane dil jashtë, merri sendet e tua e dil jashtë. Atë brenda e morën, une kesh me një person tjetër e na thanë te dyve me dal jashtë”, ka rrëfyer një dëshmitar i rastit.

M,edia raporton se dyshimet janë se ai ka bashkëpunuar me grupin kriminal, duke bërë shit-blerje të arit me ta.

(Kosova Sot Online)