Emërohet ambasadori i ri i BE-së në Shqipëri

  • E.k /
  • 01 December 2023 - 08:14
Emërohet ambasadori i ri i BE-së në Shqipëri

Është emëruar ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Shqipëri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell njoftoi se ambasadori i ri do të jetë Silvio Gonzato, një emër i spikatur në diplomacinë evropiane.

Ai ka shërbyer më parë si Zëvendës Ambasador i Delegacionit të BE-së në Kombet e Bashkuara në New York.

Gonzato ka shërbyer edhe si Drejtor për marrëdhëniet ndërinstitucionale, koordinimin e politikave dhe diplomacinë publike.

(Kosova Sot Online)