Sot mbahet Forumi Ekonomik Kosovë-Turqi

  • E.k /
  • 04 December 2023 - 08:23
Sot mbahet Forumi Ekonomik Kosovë-Turqi

Sot në Prishtinë mbahet Forumi Ekonomik Kosovë-Turqi, i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Qendra e Kërkimeve Strategjike Ballkanike (BASAM), përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftim thuhet se ky forum ka për qëllim promovimin e investimeve në Kosovë.

Në këtë forim do të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i kompanive nga Kosova dhe Turqia.

‘Forumi ka për qëllim promovimin e investimeve në Republikën e Kosovës, prandaj përveç takimeve B2B ndërmjet bizneseve kosovare dhe turke, gjatë këtij forumi do të organizohet edhe Paneli i Diskutimeve me Ministrat nga të dyja vendet. Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për të vendosur bashkëpunim me kompani të mëdha nga Turqia dhe për të promovuar investimet e huaja në shtetin tonë”, njofton Oda Ekonomike e Kosovës.

(Kosova Sot Online)