Ditë e vranët sot në Kosovë, temperaturat deri në 8 gradë

  • E.K /
  • 05 December 2023 - 08:05
Ditë e vranët sot në Kosovë, temperaturat deri në 8 gradë

Sot moti në Kosovë do të jetë i vranët, që herë pas here edhe mund të shoqërohen me ndonjë rigë lokale shiu, apo edhe fjolla bore, në vise më të larta malore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ditën e mërkurë kohëpaskohe paraqiten të reshura të dobëta shiu, derisa temperaturat maksimale shkojnë deri në 7C e 8C.

Të enjten, me depërtimin e masave më të ftohta ajrore, reshjet e shiut shndërrohen edhe në reshje bore. Për ditën e premtë parashihen kushte më stabile, me intervale me diell pas mëngjesit me mjegull përgjatë ultësirave. Maksimalet nga dita e enjtë zbresin në 4C e 5C.

(Kosova Sot Online)