
Raportohet se është konfiskuar një anije e Radojiçiqit

Një anije me shpejtësi të madhe që raportohet se i përket ish-nënkryetarit të Listës Serbe dhe të sanksionuarit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,, Milan Radojiçiq, i cili organizoi sulmin terrorist në Banjskë, e ka konfiskuar sot Policia e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Raportohet se anija ishte fshehur në depon e Radule Stevic, i cili është poashtu i sanksionuar nga ShBA’ja.
Stevic ishte sanksionuar në të njejtën kohë me Radojiçiqin, në vitin 2021.
(Kosova Sot Online)