Enver Hoxhajt ia lëshon goma e veturës zyrtare, del për ta rregulluar vet
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka publikuar një fotografi , ku ai shihet duke ia ndërruar gomën veturës zyrtare, përderisa ishte në terren, përcjell “Kosova Sot Online”.
Hoxhaj tha si ishte i gatshëm ta rregullonte vetë problemin me gomën.
“Kur ta lëshon goma në terren, e ti je i gatshëm me rregullue vet!”, shkroi ai.
(Kosova Sot Online)