Kurti falënderon serbët në gjuhën e tyre që po i ndërrojnë targat

  • A.P /
  • 07 December 2023 - 21:25
Kurti  falënderon serbët në gjuhën e tyre që po i ndërrojnë targat

Në lidhje me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, liberalizimin e vizave dhe rritjen e interesimit për t’u pajisur me pasaporta dhe targa të Republikës së Kosovës, kryeministri i vendit, Albin Kurti, i është drejtuar qytetarëve serbë në Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se nga 1 janari qytetarët e Kosovës do të jenë të lirë të udhëtojnë pa viza, teksa shton se ka rritje prej 30% të aplikimeve për pasaporta biometrike këtë vit krahasuar me të kaluarin.

Kryeministri Kurti njoftoi se mbi 3260 pronarë të veturave nga fillimi i nëntorit e deri më tani kanë ndërruar targat e tyre me ato të Republikës së Kosovës.

“Vërehet interesimi për integrim dhe kuptojmë e dimë se e njëjta gjë është në interes të çdo qytetari të Kosovës. Të të gjithë neve. Së bashku”, shton ai.

(Kosova Sot Online)