Detaje nga gjykimi për vrasjen e policit në Zllatar

  • A.P /
  • 08 December 2023 - 21:21
Detaje nga gjykimi për vrasjen e policit në Zllatar

Për herë të dytë brenda javës po paraqitet para trupit gjykues.

Me të nisur seanca për Fatlum Mehmetin, të akuzuarin për vrasjen e ish-policit Lirim Haxhollit në festën e kthyer në tragjedi në fshatin Zllatar të Prishtinës, filluan edhe kërkesat.

Dy prej tyre fillimisht i pati avokati Besnik Berisha.

Besnik Berisha, avokat i palës së dëmtuar

” kërkojmë seaca të anulohet përshkak se prokurori është avancu në një pozitë në prokurorinë e apelit.. kërkesa e dytë: temperaturat e ulëta në sallë,

Kërkesën e Berishës e mbështeti edhe prokurori i shtetit, Ilaz Beqiri.

Ilaz Beqiri, prokuror i shtetit

” është e vërtetë ajoq ë tha avokati se tash jam avancu në prokurorinë e shtetit..

Gjitha këto kërkesa parashtruar trupit gjykues sipas avokatit të të akuzuarit Lirim Mehmeti patën një qëllim.

Labinot Buzuku, avokat i palës së akuzuar

” Prokurori ska interesim me dëgju rrjedhën e procedurës aty ku ka mbet.. propozojmë të refuzohet propozimi dhe të vazhdohet seanca…

Pas këshillimit, gjykatësit Kushtrim Shyti, Sulltane Hoti dhe Naser Foniqi morën vendim që të refuzohen kërkesat e palës së dëmtuar.

Pas kësaj plasoi edhe një kërkesë tjetër nga avokati Besnik Berisha.

Besnik Berisha, avokat i palës së dëmtuar

“ duhet ta parashtrojmë kërkesën për përjashtim të trupit gjykues..”

Me t’u kërkuar përjashtimi i trupit gjykues, avokati Buzuku propozoi që të akuzuarit Mehmeti t’i ndryshohet masa e paraburgimit në atë arrest shtëpiak.

Për këtë gatishmëri të plotë shprehu edhe vetë i akuzuari.

Fatlum Mehmeti, i akuzuari

” Mundem me i ble edhe vet kamerat e sigurisë ku i monitoroni ju….

Megjithatë, trupi gjykues mori aktvendim për ndërpreje të seancës, ndërkaq për ndryshim të masës së paraburgimit deklaruan se nuk mund të vendosin ata.

Kjo situatë pamundësoi edhe dëgjimin e dëshmitarëve të pranishëm.

(Kosova Sot Online)