Blerim Isufaj rizgjidhet Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale

  • E.K /
  • 11 December 2023 - 10:25
Blerim Isufaj rizgjidhet Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale

Blerim Isufaj është rizgjedhur Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale edhe për një mandat tjetër, përcjell “Kosova Sot Online”.

Emërimi i Isufajt për një mandat tjetër 4-vjeçar është miratuar sot nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

“Këshilli me nëntë vota për zgjedh Blerim Isufajn Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale me mandat 4-vjeçar, duke filluar nga 1 janari 2024”, tha kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku.

(Kosova Sot Online)