
Maqedonci udhëton drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të udhëtojë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Maqedonci pritet të takohet me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Çështje Europiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.
Pos tij, Maqedonci to të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të Departamentit të Mbrojtjes.
“Gjatë ditëve në vijim do të kem një vizitë zyrtare në Departamentin e shtetit dhe atë të Mbrojtjes, në Departmaentin e Shtetit do ta takoj James O’Brien që është asistent sekretar për Europë dhe Euro Azi, kurse në atë të mbrojtjes do të kem disa takime…”, tha Maqedonci.
(Kosova Sot Online)