Vdes avokati amerikan Andrew Strong

  • A.P /
  • 11 December 2023 - 20:30
Vdes avokati amerikan Andrew Strong

Ka vdekur të hënën Andrew Srong, avokati amerikan i Kadri Veselit që po gjykohet nga Gjykata Speciale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për këtë ka njoftuar Avni Bytyçi, që është në ekipin e mbrojtjes së ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veselit.

Para pak çastesh ka vdekur Andrew Strong, avokat i z. Kadri Veseli. Andreë për të gjithë ne ka përfaqësuar idealen, besnikërinë dhe njëriun e palodhshëm që lufton për të vërtetën. Andreë Strong me plot meritë e meriton titullin avokat mbrojtës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai kishte mbrojtur edhe z. Haradinaj në Hagë. Andreë ishte amerikan, por me zemër ishte shqiptar. Fliste bukur shqip dhe e donte fort Kosovën. Ai jetoi duke e mbrojtur histrorinë e luftës tonë çlirimtare. Me quante vëlla në shqip, e me trajtonte si të tillë. Do të na mungojë shumë të gjithëve që e njohem dhe punuam me të. Ngushëllime gruas së tij Rachel, dhe tre fëmijeve që la pas. Faleminderit për të gjitha, vëlla”, ka shkruar ai në Facebook.

(Kosova Sot Online)