Zbulohet qyteti i harruar romak

  • E.k /
  • 12 December 2023 - 11:29
Zbulohet qyteti i harruar romak

Një qytet i harruar që daton nga periudha romake është zbuluar në Italinë qendrore. Interamna Lirenas është zbuluar në zonën mes Romës dhe Napolit. Ekspertët kanë thënë se aty kanë jetuar rreth 2 mijë persona.

Në vitin 1980, u tha se ai kishte qenë një vendbanim i vogël, por tashmë është zbuluar se bëhet fjalë për një qytet madhështor në atë kohë. Ndryshe nga Pompei, ky qytet nuk është shkatërruar nga një fatkeqësi natyrore, por u braktis në shekullin e 6-të pas Krishtit, për shkak të kërcënimeve për pushtim.

Gërmimet në atë zonë kanë nisur në vitin 2010, por rezultatet kanë dalë vetëm së fundmi të bazuara në analizat e qeramikës dhe themeleve të ndërtesave.

“Interamna Lirenas ishte e vendosur në një zonë strategjike midis një lumi dhe një rruge kryesore dhe ishte një nyje e rëndësishme në atë rajon. Ky qytet vazhdimisht ka luajtur rol në forcimin e marrëdhënieve mes Romës dhe Italisë së jugut, ndërsa mbetej një qendër shumë e rëndësishme tregtare”, është shprehur Dr Alessandro Launaro, i cili udhëhoqi këtë studim.

Interamna Lirenas mendohet të jetë themeluar në vitin e largët 312 para Krishtit dhe u braktis në shekullin e 6-të pas Krishtit.

(Kosova Sot Online)