Prishtinë: Një person thotë se i kanë rënë 200 euro e dikush ia ka marrë, ka një kërkesë

  • E.K /
  • 12 December 2023 - 15:18
Prishtinë: Një person thotë se i kanë rënë 200 euro e dikush ia ka marrë, ka një kërkesë

Faqja “Vrojtuesit e lagjes- Prishtinë” ka publikuar pamje nga nënkalimi te katedralja, në Prishtinë, ku një person pretendon se i kanë rënë 200 euro, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se pas tij, një person është ndalur  dhe i ka marrë paratë. Ai ka kërkuar që personi t’ia kthejë paratë ose të tjerët të ndihmojnë në zbulimin e identitetit të tij.

Përndryshe, ai ka paralajmëruar se do ta lajmërojë policinë, pasi thotë se ka fotografitë dhe videon e tërë ngjarjes.

“Pershendetje sot rreth ores 10;30 tek nenkalimi afer Kedsit ne Prishtine mkan ra 200€ , mrapa meje kan qene dy djem te ri qysh shihet ne video dhe njani prej tyne i ka marr , e lus personin te me lajmrohet ose dikush qe i njeh me zbulu identitetin e tyne ose e lajmroj policine se i posedoj fotot dhe videon e komplet ngjarjes. Numri kontaktus 045 787 142”, thuhet në postim.

(Kosova Sot Online)