
Për nder të avokatit Andrew Strong ndizen qirinj në Prishtinë

Në Prishtinë, janë ndezur qirinj në kujtim të jetës dhe veprës së avokatit Andrew Strong, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se avokati “ishte një njeri i mirë dhe i drejtë, i cili me tërë qenien e tij u vu në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të shtetit tonë”.
Krasniqi tha se avokati ishte “një amerikan që fliste shqip, e Kosovën e donte shumë”.
(Kosova Sot Online)