Në një bankë në Pejë deponohen 657 bankënota në vlerë 1 mijë e 314 euro false

  • E.K /
  • 14 December 2023 - 09:32
Në një bankë në Pejë deponohen 657 bankënota në vlerë 1 mijë e 314 euro false

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një bankë në Pejë, janë deponuar 1 mijë e 314 euro nga 2 euro të falsifikuara, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Ankuesja femër kosovare, zyrtare në një bankë ka njoftuar se pas kontrollimit të gjitha degëve i kanë klasifikuar 657 bankënota nga dy (2) € gjithsej 1314 €, që dyshohet se janë pranuar më herët dhe janë të falsifikuara”, thuhet në raportin e policisë.

Bankënotat e dyshuara janë sekuestruar nga njësia e krim teknikes.

Ndërsa, rasti është në hetime.

(Kosova Sot Online)