
Nga përplasja e trenave mbi 100 të lënduar në këtë vend

Dy trena u përplasën në një metro në kryeqytetin kinez, Pekin, gjatë motit të lig si pasojë e borës së madhe, duke shkaktuar lëndimin e qindra personave, thanë autoritetet kineze të premten, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Rreth 500 njerëz u dërguan në spital, përfshirë 102 me thyerje eshtrash, sipas zyrtarëve.
Aksidenti ndodhi të enjten në mbrëmje në perëndim të Pekinit, në një metro nëntokësore.
Binarët e rrëshqitshëm e shtynë një tren të frenojë në mënyrë automatike. Një tren tjetër që po vinte pas tij nuk qe në gjendje të frenojë me kohë dhe si pasojë u përplas me të, thanë zyrtarët e transportit të Pekinit të premten.
Policia, emergjenca dhe autoritetet e transportin shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ia dolën t’i evakuojnë të gjithë udhëtarët deri në orën 23:00 të enjten, sipas zyrtarëve.
(Kosova Sot Online)